top of page

Java e 28-të e kategorisë së parë/ Pogradeci bie në shtëpi. Ja 6 sfidat e luajtura

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 15
  • 1 min read

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë së Parë. Në sfidat që u zhvilluan ditën e sotme, u shënuan 12 gola.

 Vora ia doli që të triumfonte minimalisht në transfertë përballë Kastriotit, ndërsa Burreli fitoi po 1-0 në shtëpi përballë Erzenit. Në ndeshjen e Pogradecit, vendasit u mposhtën 0-1 nga Besa e Kavajës.

Ndërkohë që në 3 sfidat e tjera Flamurtari triumfoi 0-4 në transfertë ndaj Lushnjës, ndërsa Apolonia mposhti 2-1 Valbonën. Në sfidën tjetër, Korabi dhe Kukësi barazuan 1-1.

NDESHJET dhe REZULTATET:

KASTRIOTI – VORA 0-1

Shënues: Skënderi 18′

BURRELI – ERZENI 1-0

Shënues: Ferruku 35′

POGRADECI – BESA 0-1

Shënues: Nonato 38′

LUSHNJA – FLAMURTARI  0-4

Shënues: Shkurtaj 12′, Hasa 35′, Cobian 70′, Bangaly 73′

APOLONIA – VALBONA 2-1

Shënues: Umejiego 43′, Maksuti 68′ / Xhabafti 11′

KORABI – KUKËSI 1-1 

Shënues: Disha 17′ / Avdiu 79′

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page