Java e 30-të ndeshje “zjarr”/ Skënderbeu një tjetër përballje delikate në Shkodër!
- Korca Boom
- Mar 13
- 1 min read
Kategoria Superiore do të rikthehet në fundjavë të shtunën dhe të dielën për të luajtur javën e 30-të. Të shtunën më 15 mars do të zhvillohen dy takime të rëndësishme.
Vllaznia do të presë Skënderbeun në “Loro Boriçi” në orën 18:00, po në të njëjtin orar do të zhvillohet sfida Egnatia-Tirana në Rrogozhinë. Ndërsa ditën e diel do të luhen tre sfidat përmbyllëse të javës së 30-të.
Sfida e parë e ditës së diel do të jetë Bylis-Laçi që do të luhet në orën 15:00 në “Adush Muça”. Ndërsa në orën 18:00 do të luhen dy ndeshjet e tjera, Partizani-Teuta dhe Elbasani-Dinamo.
JAVA 30 / KALENDARI
E shtunë, 15.03.2025
Vllaznia – Skënderbeu ora 18:00
Egnatia – Tirana ora 18:00
E diel, 16.03.2025
Bylis – Laçi ora 15:00
Partizani – Teuta ora 18:00
Elbasani – Dinamo ora 18:00
“KORÇA BOOM”