top of page

Java e 30-të të shtunën dhe të dielën/ Ndryshojnë oraret, ja përballjet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 12
  • 1 min read

Java e 30-të e Kategorisë Superiore i kthen normalitetin kampionatit, pasi do të zhvillohet plotësisht gjatë fundjavës para pauzës së kombëtareve. Duhet theksuar se ka ndryshime oraresh.

Ndeshjet nisin të shtunën, kur Vllaznia pret Skënderbeun, ndërsa Egnatia pret Tiranën, në ndeshje që ndikojnë dy anët e tabelës.

Të dielën sfida e parë është dueli direkt për mbijetesë mes Bylisit dhe Laçit në Ballsh. Më pas, është Partizani-Teuta, por sidomos Elbasani-Dinamo, që mund të jetë përcaktuese për garën e “Final Four”.

JAVA 30 / KALENDARI

E shtunë, 15.03.2025

Vllaznia – Skënderbeu ora 18:00

Egnatia – Tirana ora 18:00

E diel, 16.03.2025

Bylis – Laçi ora 15:00

Partizani – Teuta ora 18:00

Elbasani – Dinamo ora 18:00

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page