top of page

Java e 31-të rikthehet pas 6 ditësh/ Ja duelet zyrtare, datat dhe oraret kur luhen

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 21
  • 1 min read

Të gjithë tifozët janë sy e veshë nga Kombëtarja, pasi kuqezinjtë do të luajnë ditën e sotme ndaj Anglinë në “Wembeley” në orën 20:45 dhe ditën e hënë do të presin në “Arenën Kombëtare” skuadrën e Andorrës. Sfida këto të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Por pavarësisht kësaj është zbuluar edhe axhenda e javës së 31-të e Superiores. duele mjaft interesante janë në progtam që do të luhen 2 ditë pas sfidave të Kombëtares. Saktësisht java e 31-të e kampionatit është programuar të zhvillohet me 26 dhe 27 mars.

Ditën e mërkurë do të luhet vetëm 1 takim dhe gjithë vëmendja do të jetë te përballja mes Tiranës e Bylisit. Sfidë e projektuar për në orën 19:00, teksa stadiumi mbetet për t’u konfirmuar.

Ndërkohë ditën e enjte do të përplasin “brirët” mes tyre Laçi – Elbasani në orën 14:00. Ndërkohë në orën 17:00 do të luhen paralelisht dy ndeshje, Dinamo – Partizani dhe Teuta – Skënderbeu.

Sfida e fundit e kësaj jave do të luhet me orar të ri në orën 20:00 dhe do të jetë mes Egnatias dhe Vllaznisë në “Egnatia Arena”.  

JAVA E 31-TË E SUPERIORES

(E mërkurë, 26 mars 2025)

Ora 19:00 Tirana – Bylis   

(E enjte, 27 mars 2025)

Ora 14:00 Laçi – Elbasani

Ora 17:00 Dinamo – Partizani

Ora 17:00 Teuta – Skënderbeu

Ora 20:00 Egnatia – Vllaznia

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page