top of page

Java e 34-të e Superiores luhet paralelisht/ Ja kur luhet Skënderbeu-Tirana dhe ndeshjet e tjera

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 8
  • 1 min read

Ditën e djeshme Superiorja mbylli ndeshjet e javës së 33-të. Tashmë ekipet nuk kanë shumë kohë për të pushuar, pasi në fundjavë do të zbresin sërish në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 34-të.



Kjo javë do të luhet e gjitha në një ditë dhe thuajse në një orë. Kështu vetëm 2 takimet e javës së 34-të do të luhen në orën 15:30 dhe ato janë Elbasani-Bylis dhe Vllaznia-Dinamo, ndërsa ndeshjet e tjera startojnë në orën 16:00, pra 30 minuta më vonë.


Duele mjaft të luftuara dhe spektakolare janë në program, ku 4 ekipet e “Final – Four” do të përplasin mes tyre “brirët” Duele “jetike” do të luajnë edhe skuadrat që luftojnë për mbijetesën.


Kështu Elbasani do të presë Bylisin, ndërsa Dinamo do të luajë në transfertë ndaj Vllaznisë. Interesante do të jetë edhe përballja mes Partizanit dhe Egnatias, Skënderbeu - Tirana dhe Teuta - Laçi.



NDESHJET e javës së 34-ër:


E shtunë (12 prill)

Ora 15:30 ELBASANI - BYLIS

Ora 15:30 VLLAZNIA - DINAMO

Ora 16:00 PARTIZANI - EGNATIA

Ora 16:00 SKËNDERBEU - TIRANA

Ora 16:00 TEUTA - LAÇI


 “KORÇA BOOM”


ree

 
 
bottom of page