Java e përplasjeve të mëdha fillon me fazën e katërt…
- Korca Boom
- Mar 3, 2025
- 2 min read
Janë mbyllur tre fazat e para dhe verdikti provizor është dhënë, por që të kemi një finalë duhet të luhen edhe nëntë ndeshjet e fazës së katërt dhe të fundit. Kjo fazë do të jetë shumë interesante dhe natyrisht përfundimi i tabelës do të jetë edhe më i veçantë. Katër ekipet e kryesore duket se do të luftojnë vetëm për një vend të katërt që nuk ka siguri.
Por pasiguria më e madhe do të jetë nga gjashtë ekipet që janë më poshtë, atje ku të paktën katër janë në luftë për mbijetesë, por futbolli ka gjithmonë të papritura. Java nis ditën e mërkurë dhe vazhdon të enjten, një garë me përplasje shumë interesante dhe të vërteta pasi ndeshen ekipet që janë në zonë që rrezikohen nga rënia dhe pikërisht kjo e bën edhe më të bukur dhe të vështirë garën.
Bylisi-Teuta, një ndeshje përcaktuese mes dy ekipeve të zonës së rezikut, për të vazhduar me Tiranë-Laci që fillojnë të luajnë shanset e fundit të dy ekipeve, siç është edhe Elbasani-Skënderbeu. Por elbasanllinjtë luftojnë dhe shpresojnë, e pse jo, një vend në katërshen e parë, por duket e vështirë. Gjithsesi, kjo e bën edhe më të bukur garën, larg atyre thashethemeve për tolerime pasi në këtë javë ekipet i kanë fatet në duar të tyre.
Bylis-Teuta, a decisive match between two teams from the danger zone, followed by Tirana-Laci, who are fighting for their last chances, as well as Elbasani-Skënderbeu. However, the players from Elbasan are fighting and hoping, and why not, for a place in the top four, although it seems difficult.
In any case, this makes the competition even more exciting, away from rumors of tolerances, as the teams now hold their fates in their own hands.
“KORÇA BOOM”


















