Jepni opinionin: Cilat janë dy ekipet që do të largohen nga kategoria
- Korca Boom
- Apr 2
- 1 min read
Një garë interesante po zhvillohet në fundin e tabelës, një garë që do të jetë e mbushur me emocione, ngarkesa, frikë dhe besim për pesë ekipet e fundit të tabelës, dhe ato nuk janë pak. Por ajo që e bën pyetjen se cili nga ekipet do të largohet nga kategoria, lidhet me faktin se pesë ekipet e fundit nuk kanë më shumë se dy pikë dallim nga ekipi i fundit.
Kështu, pas çdo jave do të kemi ekipe që mendojnë se e kaluan rrezikun, do të kemi ekipe që do të bien në fund të tabelës, por kjo situatë do të vazhdojë dhe do të bëhet më e ashpër kur të kemi edhe përballjet direkte mes tyre.
Në këtë kuadër, Teuta, Skënderbeu, Laçi, Bylis dhe Tirana janë ekipet që po vuajnë shumë në këtë sezon, madje në fillimet e tij askush nuk kishte idenë se sa e vështirë do të ishte kjo garë.
Duket se në këtë sezon kemi një ndarje të qartë mes katër ekipeve të rrezikut, një Elbasan që endet atje me shpresën për zonën europiane dhe një Partizan që, edhe pse është i katërti, ndjen rrezikun.
“KORÇA BOOM”
