top of page

Kanabisi sheshit në Korçë, procedohet 20-vjeçari/ Një filipinase 30-vjeçare lagohet pa lënë gjurmë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 2
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. B., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrolli fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. Z., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka përndjekur atë.


Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasja J. B., 30 vjeçe, banuese në Korçë (menaxhere e një subjekti) se më datë 01.04.2025, është larguar nga banesa, shtetasja filipinase M. N., 30 vjeçe (punonjëse në këtë subjekt). Po punohet për gjetjen e saj.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



 “KORÇA BOOM”


ree

 
 
bottom of page