Kapiteni Elvis Prençi tregon muskujt para Tiranës: Jemi edhe më të fortë!
- Korca Boom
- Apr 10
- 1 min read
Skuadra korçare po kalon një moment shumë të mirë në çdo drejtim. Pikët e kësaj jave ishin të domosdoshme për t'u larguar nga fundi i tabelës edhe pse gara është ende e gjatë. Ditën e shtunë, korçarët i pret një super sfidë direkte me një kundërshtar që lufton për mbijetesë.
Është kapiteni i korçarëve, Elvis Prençi, ai që ka publikuar një foto me domethënie të madhe, duke treguar muskujt para sfidës me Tiranën. Mes të tjerash, kapiteni shkruan: “Jemi duke u përgatitur, por jemi më të fortë.”
Në fakt, kapiteni beson shumë te skuadra dhe ka deklaruar edhe më parë se, me përvojën që kanë, do t’ia dalin edhe në këtë ndeshje , aty ku të gjithë shpresojnë për një fitore të madhe.
Madje, edhe vetë Prençi po kalon një moment shumë të mirë sportiv, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës që lamë pas.
“KORÇA BOOM”



















