Kapiteni Ervis Prençi tregon se si u arrit fitorja…
- Korca Boom
- Apr 7
- 1 min read
"Për ndeshje të tilla duhen futbollistë më eksperiencë" – këto janë fjalët e para të kapitenit të korçarëve, Ervic Prençi. Në fakt, ai ka plotësisht të drejtë, pasi ishte një ndeshje që kërkonte qetësi dhe aftësi për të zgjidhur situatat e lojës duke besuar shumë tek vetja.
Korçarët realisht kanë zhvilluar një nga ato ndeshje që kërkon angazhim dhe përgatitje në çdo drejtim.
Për më shumë, një futbollist si Prençi, kur e thotë një frazë të tillë, ka brenda saj një mesazh të madh, që ekipi kërkon të ketë jo vetëm talente të rinj, por edhe përvojë.
Por për këtë fitore, kapiteni shton se: “Ishte një ndeshje dhe fitore karakteri që ne treguam në fushë dhe një përgjegjësi për misionin që kemi. Besoj se bëmë gjithçka mirë dhe këtë duhet ta tregojmë deri në fund të sezonit”.
Tre pikët e kësaj ndeshje në Laç kanë rritur maksimalisht besimin se ky ekip nuk është kandidat për t’u rënë nga superliga. Gjithsesi, kjo duhet të tregohet edhe në tre ndeshjet e mbetura, pasi gjithçka nuk të jep siguri, por natyrisht është një hap i madh përpara.
"KORÇA BOOM"
