Kapllani plotësisht i bindur: Devolli ja del ndaj Shkumbinit!
- Korca Boom
- Mar 2
- 1 min read
“Nuk kemi më kohë për të humbur pikë në rrugën tonë – këto janë fjalët e para të mbrojtësit të Devollinjve, Franko Kapllani, disa orë para ndeshjes me Shkumbinin. Do të jetë një takim që ne e kemi për detyrim ta fitojmë, pasi, në të kundërt, mund të kompromentohen shumë pozitat tona në renditje për të qenë mes ekipeve të para. Kemi besim se do t’ia dalim më së miri.”
Pavarësisht entuziazmit të Franko Kapllanit, ekipi i Devollit ka një mobilizim dhe përgjegjësi maksimale, diçka që është e pranishme te të gjithë futbollistët e këtij ekipi. Por duket se edhe fat i keq ndjek disa futbollistë që janë në gjendje gripale dhe nuk kanë zhvilluar stërvitje të plota gjatë kësaj jave që sapo u mbyll. Këtë e shton edhe fakti që Fabian Nallbati ka marrë karton të kuq nga ndeshja e kaluar.
Gjithsesi, trajneri Trifon Meraku dhe të gjithë drejtuesit e klubit janë tashmë të bindur se ekipi ka forcën për t’ia dalë në këtë ndeshje.
“We no longer have time to lose points on our path – these are the first words of Devolli’s defender, Franko Kapllani, a few hours before the match against Shkumbini. It will be a game that we are obliged to win because, otherwise, our positions in the standings could be greatly compromised if we are to stay among the top teams. We are confident that we will succeed the best way possible.”
“KORÇA BOOM”