top of page

KATEGORIA E PARË/ Ja duelet e javës së 30-të. Pogradeci pret Vorën në qytetin e liqenit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 28
  • 1 min read

Kategoria e Parë po luan ndeshjet e fundit të këtij sezoni dhe ekipet luftojnë për çdo pikë të mundshme për të arritur objektivat e tyre. Kështu java e 30-të e kampionatit do të luhet në fundjavë.


Saktësisht ditën e dielë, ekipet do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e kësaj jave. Të gjitha sfidat do të luhen në një ditë dhe në të njëjtën orë, 14:00.


Besa do të presë Erzenin, ndërsa Flamurtari udhëton në transfertë për të sfiduar Burrelin. Gjithashtu edhe Vora do të luajë në transfertë ndaj Pogradecit, kurse Lushnja do të presë në shtëpi skuadrën e Valbonës.



Ksstrioti – Kukësi është një nga duelet më të rëndësishme dhe delikate për “Play-Out”, ashtu si përballja mes Apolonisë dhe Korabit. Përballje këto që do të vendosin shumë mbi fatet e ekipeve për këtë sezon.


Java 30                    

E Diel 20 mars 2024 Ora 14:00

Besa-Erzeni

Burreli-Flamurtari

Pogradeci-Vora

Lushnja-Vlabona

Kastrioi-Kukësi

Apolinia-Korabi



 “KORÇA BOOM”




 
 
bottom of page