KATEGORIA E PARË/ Sot 6-të ndeshjet e javës së 31-të. Pogradeci për 3 pikë në Valbonë
- Korca Boom
- Apr 5
- 1 min read
Sot në orën 15:00 të gjitha skuadrat e Kategorisë së Parë do të zbresin në fushë për të luajtur ndeshjet e vlefshme për raundin e 31-të.
Në rast se Vora triumfon sot kundër Burrelit ngjitet në Superiore, por duhet që edhe Besa të mos fitojë ndaj Flamurtarit. Valbona luan me Pogradecin ndërsa Korabi me Kastriotin. Duelet e tjera janë Erzeni-Apolonia dhe Kukësi-Lushnja.
Pogradecarët nga ana e tyre do të kërkojnë që sot të vijojnë rezultatet pozitive dhe të tregojnë se fitoret e fundit nuk janë rastësi.
Me pak fjalë sot vëmendjen e merr kategoria e parë me të gjitha ndeshjet e javës së 31-të në të njëjtën orë:
NDESHJET E SOTME:
VORA – BURRELI 15:00
FLAMURTARI – BESA 15:00
KORABI – KASTRIOTI 15:00
KUKËSI – LUSHNJA 15:00
VALBONA – POGRADECI 15:00
ERZENI – APOLONIA 15:00 (Në Lekaj, Rrogozhinë)
“KORÇA BOOM”
