top of page

Klubi i liqenorëve bën thirrje tifozëve për të mbështetur ekipin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 15
  • 1 min read

Pogradeci do të presë në orën 14:00 në fushën e vet ekipin e Besës, një kundërshtar që ndodhet në vendin e tretë në renditje. Pritet që kjo të jetë një ndeshje shumë e bukur dhe me nivel, pasi janë dy ekipe që luajnë një futboll shumë të bukur dhe natyrisht, sportdashësit do të kenë mundësinë të shohin një super ndeshje.

Ekipi i Ardian Memës, nga ato që janë deklaruar, luan vetëm për fitore. Natyrisht, ata e kanë përgatitur këtë takim sa më mirë dhe kjo është njoftuar nga ana e stafit, por ata dëshirojnë të kenë mbështetjen e tifozëve pogradecarë.

Kështu, në faqen zyrtare të klubit është lëshuar një apel, ku kërkohet që ekipi ka nevojë për tifozët dhe, sipas regjimëve që janë parë, ata janë gati për t’i mbështetur ata edhe në këtë takim.

Në fakt, tifozët pogradecarë janë besnikë të ekipit dhe pothuajse në çdo ndeshje ka mbi 1500 të pranishëm. Për këtë takim, besohet se numri do të jetë edhe më i madh, pasi mbështetja është shprehur gjithmonë me dashuri për ekipin e tyre.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page