Klubi “Skënderbeu” njofton me Albi Dokën ndeshjen e së shtunës në Elbasan!
- Korca Boom
- Oct 23, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/464328225_948790080622668_1065888518069167448_n.jpg
Pak momente më parë ka qenë klubi bardhekuq që ka nxjerrë edhe njoftimin zyrtar të ndeshjes së të shtunës në Elbasan, atje ku Skënderbeu do të startojë fazën e dytë me këtë përballje transferte.
Në njoftimin e klubit në foto këtë herë është zgjedhur Albi Doka mbrojtësi kryeqytetas i Skënderbeut që tashmë është kthyer në një lojtar titullar. Pas mbërritjes ju desh pak kohë Dokës që të ambjentohej dhe të përshtatej me ekipin, ndërkohë që tashmë ëshët titullar me shumë përvojë.
Skënderbeu edhe në startin e fazës së dytë pavarësisht transfertës së vështirë në Elbasan do të kërkojë të dalë me pikë nga kjo ndeshje, aq më tepër që vjen pas një fitoreje në transfertë me Bylisin.
E thënë ndryshe edhe një pikë bën shumë në Ballsh dhe Skënderbeu e ka të gjithë potencialin në këtë moment që të marrë më të mirën pas dy ditësh në Elbasan.
Klubi njofton:
Ndeshja e rradhës!
Elbasani – Skënderbeu
-E Shtunë, 26 Tetor | Ora 17:00
-Stadiumi “Elbasan Arena”
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”