top of page

Kolonjarët në delir, Gramozi në bashkëkryesim

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 2
  • 1 min read

Labëria – Gramozi 0-1Shënues: Ferhati 35′

Kolonjarët vazhdojnë të ngjiten në renditje, kjo falë rezultateve të shkëlqyera, vetëm me fitore në javët e fundit, duke treguar se janë një kandidaturë e fortë për të u ngjitur një kategori më lart. Djemtë e trajnerit Ilir Qijako kanë kaluar një sfidë të vështirë këtë javë, duke mposhtur ekipin e Labërisë me një gol të shënuar nga Ferhati në minutën e 35-të.

Një takim që është luftuar fort nga të dy ekipet, por kolonjarët janë treguar më të qetë, edhe pse kundërshtari shfaqi herë pas here nervozizëm.

Me këtë fitore dhe këto tre pikë, Gramozi është në kuotën e 23 pikëve, aq sa ka edhe ekipi i Albpetrolit, i cili ndan kështu vendin e parë me ta. Por situata është edhe më e mirë për kolonjarët, pasi do të presin ekipin e Albpetrolit në fushën e vet dhe, më pas, kanë arritur të dalin në barazim në transfertë me këtë ekip.

It was a match fought hard by both teams, but the Kolonjars were more composed, even though the opponents showed some moments of nervousness.

With this win and the three points, Gramozi now has 23 points, the same as the Albpetrol team, which now shares first place with them. However, the situation is even better for the Kolonjars, as they will host Albpetrol on their home field and have already managed to secure a draw in their away match with them.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page