top of page

Kombëtarja i bën ftesë ish-it të Skënderbeut, Ermir Rashicës!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 13
  • 1 min read

Kombëtarja e Shpresave do të dalë në fushë tashmë në muajin mars për të zhvilluar dy takime miqësore ndaj Greqisë dhe Luksemburgut. Më datë 16, pra pas katër ditësh, trajneri i Shqipërisë U-21 Alban Bushi do të shpallë dhe listën e lojtarëve që ka grumbulluar.

Një prej tyre tashmë është i sigurt, Ermir Rashica. Ish-sulmuesi i Skënderbeut që u largua nga klubi korçar një muaj më parë do të jetë nën urdhrat e Bushit në këto dy sfida testuese.

Grumbullimin e sulmuesit 20-vjeçar me Shpresat e ka zyrtarizuar vetë klubi i Metalist 1925. Rashica debutoi me Shqipërinë U-21 në nëntor të vitit 2023, ku ka arritur të shënojë dy gola në 8 takime.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page