Komentet e tifozëve korçarë pas humbjes ndaj Partizanit
- Korca Boom
- Oct 31, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/tifozet-30.jpg
Tifozët e Skënderbeut e bënë detyrën e tyre. Ata ishin të pranishëm në stadium dhe madje kanë dhënë një mbështetje edhe kur ekipi ishte në disavantazh dhe nuk i kanë braktisur për asnjë moment.
Më poshtë po sjellim një pjesë të komenteve të lëna tek “Korça Boom”:
Olgeri: Jemi në një pozicion të vështirë, kjo humbje duhet të ishte eleminuar, rrezikohemi shumë.
Sokoli: Me një Rashicë dhe me Rabiun nuk mund të mbahet ekipi, duhet edhe të tjerët të jenë në atë lartësi loje.
Andrea: Jo se Partizani bëri ndonjë gjë të madhe, por nuk ditën ne të zhvillonim lojën tonë.
Shkëlqimi: Një herë ariu tha se gorricat do të bëjnë shumë këtë vit. E pyetën pse dhe ai u përgjigj: ”Sepse më hahen mua”. Kështu dhe ne me ekipin, duam, por a mundemi.
Xhiku: Na ka mundur një ekip që vajti dy herë në portë dhe ka shënuar dy gola.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”


















