Komentojnë tifozët korçarë humbjen me Teutën
- Korca Boom
- Mar 27
- 1 min read
Një tjetër humbje e çon Skënderbeun në vendin e fundit, ndërsa kundërshtari ngjitet një shkallë më lart. Një luftë sportive që do të jetë e dukshme deri në javën e fundit. Por, në këtë ndeshje, komentet e tifozëve nuk munguan, ku jo vetëm gjykimi për rastin e golit mori komente, por edhe loja e ekipit.
Stefani: Për të rrezuar këtë ekip duhet të kesh talent. Vërtet, duhet të sigurohen të ardhura, por shiko mbijetesën.
Dhimitri: Më vjen keq, si mund të rreshqasë kështu ekipi?
Përparimi: Nuk e kuptoj se si mund t'i japë bashkia 400 milionë lekë këtij ekipi. Ata po turpërojnë emrin e një qyteti.
Valteri: Sot nuk rrezikuan asnjëherë, kundërshtari ka zhvilluar një ndeshje shumë të dobët. Ndoshta do të fitojmë në ndeshjet e tjera.
Mario: Goli duhet të ishte anulluar, pasi lojtari goditi portierin tonë.

"KORÇA BOOM"