top of page

Korçë/Shiste doza kokaine dhe shfrytëzonte një të mitur, pranga 34-vjeçarit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 8
  • 2 min read

Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.


Shiste doza kokaine dhe shtynte një shtetas të mitur, për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 34-vjeçari.


34-vjeçari ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".



Procedohen penalisht shtetasi i mitur dhe një shtetas tjetër, pasi u kapën në flagrancë me doza kokaine që ia kishin blerë 34-vjeçarit.


Sekuestrohen dozat e kokainës, një shumë parash dhe 2 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Në vijim të veprimeve për këtë rast:

-u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Shtytja e të miturit në krim".


Ky shtetas, ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", shiste doza kokaine në qytet dhe shtynte një shtetas të mitur, që të ushtronte këtë veprimtari kriminale. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. S. u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje;



-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 26 vjeç, banues në Vorë, dhe për një shtetas 17 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Këta shtetas u kapën në flagrancë, në lagjen nr. 6, Korçë, me doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, të cilat sapo ia kishin blerë shtetasit S. S.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page