top of page

Korça/ Qarku me rënien më të madhe të shtesës natyrore në Shqipëri!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 22
  • 3 min read

Shtesa natyrore e popullsisë në Shqipëri gjatë vitit 2024 ishte pozitive, me 1,178 lindje më shumë se vdekje, si rezultat i rënies më të madhe të vdekjeve krahasuar me rënien e lindjeve. Sipas të dhënave të INSTAT, megjithatë, shtesa natyrore ishte negative në shtatë qarqe të vendit, ndërsa vetëm pesë qarqe shënuan bilanc pozitiv.

Korça ishte qarku me rënien më të madhe natyrore, pasi numri i vdekjeve ishte ndjeshëm më i lartë se ai i lindjeve. Në këtë qark, gjatë vitit të kaluar lindën 1,155 foshnja, ndërsa humbën jetën 1,929 persona, duke krijuar një deficit prej 774 personash. Fierit iu përket vendi i dytë për rënie natyrore, me 1,897 lindje dhe 2,481 vdekje, duke regjistruar një deficit prej 584 personash. Vlora pasoi me 554 vdekje më shumë se lindje, Berati me 368, Gjirokastra me 354, Shkodra me 176 dhe Elbasani me 142.

Në të kundërt, qarqet e Lezhës, Durrësit, Dibrës, Kukësit dhe Tiranës patën një shtesë natyrore pozitive. Tirana, me një popullsi më të re, shënoi 3,047 lindje më shumë se vdekjet, duke ndihmuar në ruajtjen e një bilanci pozitiv në nivel kombëtar. Durrësi pati 571 lindje më shumë se vdekjet, Dibra 243, Kukësi 192 dhe Lezha vetëm 22.

Tendenca afatgjatë e shtesës natyrore në Shqipëri ka shënuar një rënie të ndjeshme që nga vitet ’90. Në vitin 1990, shtesa natyrore ishte rreth 64,000 persona, me 82,000 lindje dhe 18,000 vdekje. Deri në vitin 2019, përpara pandemisë, shtesa natyrore kishte rënë në 6,624 persona, me 28,561 lindje dhe mbi 22,000 vdekje.

Pandemia COVID-19 ndikoi ndjeshëm në vitin 2021, kur për herë të parë shtesa natyrore u bë negative, me 3,296 vdekje më shumë se lindje. Në vitin 2024, shtesa natyrore u rikthye në nivel pozitiv me 1,178 persona, pasi lindën 22,425 foshnja dhe humbën jetën 21,247 persona.

Parashikimet demografike sugjerojnë se popullsia e Shqipërisë do të vazhdojë të bjerë në dekadat e ardhshme. Raportet ndërkombëtare tregojnë se deri në vitin 2050, Shqipëria mund të humbasë 25% të popullsisë së saj aktuale. Faktorët kryesorë të kësaj rënieje janë niveli i ulët i lindshmërisë dhe emigracioni i lartë i të rinjve, duke ndikuar në tkurrjen e popullsisë aktive dhe në uljen e shtesës natyrore.

Për shkak të këtyre zhvillimeve, mosha mesatare e popullsisë është rritur ndjeshëm. Midis censuseve të viteve 2011 dhe 2023, mosha mesatare e popullsisë u rrit me 7.5 vite, duke reflektuar plakjen e popullsisë dhe zvogëlimin e numrit të të rinjve në vend.

Në përfundim, Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigracioni po ndikojnë në rënien e popullsisë. Ndërsa disa qarqe ende mbajnë një bilanc pozitiv, trendi afatgjatë tregon për nevojën e politikave që do të stimulojnë lindjet dhe do të kufizojnë emigracionin e popullsisë së re dhe aktive.

Natural population growth in Albania during 2024 was positive, with 1,178 more births than deaths, as a result of a greater decline in deaths compared to the decrease in births. However, according to INSTAT data, natural growth was negative in seven counties of the country, while only five counties recorded a positive balance.

Korça had the highest natural decline, as the number of deaths significantly exceeded that of births. In this county, 1,155 babies were born last year, while 1,929 people passed away, creating a deficit of 774 people. Fier ranked second in terms of natural decline, with 1,897 births and 2,481 deaths, registering a deficit of 584 people. Vlora followed with 554 more deaths than births, Berat with 368, Gjirokastra with 354, Shkodra with 176, and Elbasan with 142.

 “KORÇA BOOM”

bottom of page