Korça 80-vjet më parë nëpërmjet fotos së ditës së Çlirimit
- Korca Boom
- Oct 24, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/clirimi-i-korces.jpg
Korça, sot në datën 24 tetor përkujton 80 vjetorin e çlirimit. Nuk është rastësi që në pikat kyçe të historisë së këtij qyteti, që nga themelimi e në vazhdim, janë prezent figura të shquara që ja kanë ngritur më lart emrin dhe famën Korçës!
Në 24 tetor 1944, Jonuz Baliko Latollari bashkë me misionin anglez hyjnë të parët në Korçën e çliruar, ku u pritën me brohoritje e tufa lulesh nga populli patriot i këtij qyteti. Pikërisht këto momente entuziazmi të papërshkrueshëm i fiksoi mjeshtërisht në celuloid, me aparatin e tij, Jonuz Baliko Latollari.
Autori i fotove të rralla ditën e çlirimit të Korçës më 24 tetor 1944, është Jonuz Baliko Latollari (1887-1970) nga Panarit-Grabockë Korçë, pjesëmarrës në të dy Luftërat Botërore.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”