Korça Alpin së bashku me Discover Pogradec organizojnë ecje në natyrë e dielë, 13 tetor 2024
- Korca Boom
- Oct 9, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/462588926_1149748120486848_968276156111627711_n.jpg
E dielë, 13 tetor 2024 Korça Alpin së bashku me Discover Pogradec organizojnë ecje në natyrë, “Shtegun e Serenatave” me këtë itenerar:
Grapsh – Bradvicë – Gjyrez – Ziçisht
Distanca 16 km
Niveli mesatar
7:00 takimi tek Bar Qoshka
7:30 nismi drejt fshatit Grapsh, ku do të vizitojmë shtëpit karaktersitke dhe kishën e Shën Gjergjit (1888). Pasi lemë Grapshin vazhdojmë ngjitjen për rreth 1:30 min drejt Bradvicës. Pushim tek kroi i fshatit!
– Vazhdojmë drejt “Ahishtës së Bradvicës” (MN), po aty do të vizitojmë kishën e Shën Kostandinit. Piknik në freskinë e ngjyrat vjeshtake të ahishtes!
– Fillojmë zbritjen drejt fshatit me shtëpi e kalldrëm, Gjyres, totalisht i braktisur. Aty pranë do të të vizitojmë Pyllin e Shën Thanasit (MN) dhe kishën me të njëjtin emër.
Me pas vazhdojmë ecjen drejt fshatit Ziçisht ku do të vizitojmë kishën e Shën Mërisë, ish- çentralin e parë e gështenjat shekullore.
– ulemi për kafe në Ziçisht!
– Në 17:00 kthimin në Korçë.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”