top of page

Korçarët analizojnë kundërshtarin optimizëm në kampin bardhekuq

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 29
  • 2 min read

Ditën e djeshme, ekipi i Skënderbeut ka zhvilluar një analizë të asaj që ka ndodhur me Teutën, ku natyrisht trajneri, duke marrë parasysh se çfarë ka mësuar, ka pasur edhe rezervat e tij, të cilat i ka diskutuar me futbollistët, edhe pse ekipi arriti të fitonte.

Por për më shumë, ai ka fokusuar vëmendjen në ndeshjen e radhës, ku ka folur me detaje për kundërshtarin, natyrisht një Dinamo në moment të mirë, por Gjoka dhe stafi i tij kanë nxjerrë edhe pikat e dobëta të kundërshtarit, aty ku pritet të përfitohet.

Ajo që ra në sy në analizë, ashtu edhe në fushën e stërvitjes, lidhej me faktin se në radhët e korçarëve është rikthyer një entuziazëm i dukshëm, duke bërë që ekipi të besojë se do t’ia dalë edhe në takimin e radhës.

Ajo që duhet të zgjidhet nga Gjoka është se do të bëhen disa ndryshime në formacion, kjo për faktin se rikthehet Randi, por mungon Bismarku në majë të sulmit. Dy ishin alternativat që u paraqitën në stërvitje: rikthimi i Tayos, ose kalimi i Rashicës në qendër dhe Balaj dhe Nika nga krahët.

Por akoma nuk ka një zgjidhje përfundimtare. Nga sa mësohet, trajneri do të presë edhe këto ditë për të ndërtuar një formacion fitues ndaj Dinamos.

What stood out in the analysis, as well as in the training field, was the fact that there has been a noticeable return of enthusiasm within the Korçars, making the team believe they will succeed in the upcoming match.

What needs to be decided by Gjoka is that some changes will be made in the formation, especially since Randi is returning, but Bismark is missing from the left wing of the attack. Two alternatives presented in training were: the return of Tayo or shifting Rashica to the center with Balaj and Nika on the wings.

However, there is still no final decision. As reported, the coach will wait a few more days to build a winning formation against Dinamo.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page