top of page

Korçarët fillojnë javën anti-Dinamo, ja gjendja…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 27
  • 2 min read

Korçarët sot do të zbresin në ushtrime stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës. Një takim në transfertë, që natyrisht ka vështirësitë e veta, pasi është kundërshtar në kreun e tabelës dhe ka një formë të mirë sportive.

Megjithatë, korçarët shqetësohen për “hallet” e tyre dhe nuk mendojnë aspak për kundërshtarin. Atij i duhen pikët dhe ata kërkojnë në çdo ndeshje, si një finale, të marrin maksimumin e mundshëm.

Sot do të zhvillojnë një stërvitje me një seancë stërvitore, siç është njoftuar nga ana e trajnerit, ku nuk do të mungojë edhe një analizë e shkurtër e ndeshjes së kaluar, ku, megjithatë, edhe pse u morën tre pikët, ka vend për ndryshime.

Ajo që bie në sy është fakti se Bismark nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjen e radhës, ashtu si dhe Vangjeli për shkak të dëmtimit. Shpresohet që Ardit Nikaj të rikuperohet dhe të kthehet Randi në mbrojtje. Ndërkohë, edhe Rashica ka kaluar gjendjen gripale dhe do të rifillojë me një ngarkesë të plotë.

Në këto kushte, Gjoka duhet të përgatit ekipin për një përballje që mbart në vetvete një ngarkesë psikologjike, fizike dhe tekniko-taktike.

Today, they will hold a training session with a specific training plan, as announced by the coach. There will also be a brief analysis of the previous match, where, even though three points were earned, there is still room for improvement. What stands out is the fact that Bismark will not be available for the next match, nor will Vangjeli due to injury. It is hoped that Ardit Nikaj will recover, and Randi will return to the defense. Meanwhile, Rashica has overcome a flu condition and will return with full fitness.

In these circumstances, Gjoka must prepare his team for a match that carries both psychological, physical, and technical-tactical pressure.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page