top of page

Korçarët në vështirësi, por e gjetën një fushë për nesër ndaj Vorës…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 14
  • 2 min read

Bora e madhe e rënë dhe temperaturat e ulta në Korçë kanë bërë që terrenet sportive të jenë të mbuluara nga bora. Kështu që në të dy fushat me bar natyral ishte e pamundur që bora të largohej, pasi mund të dëmtohej terreni. Ndërkohë, edhe fusha sintetike akoma nuk ka mbaruar shtrimi me tapetin e ri, kështu që mundësitë në Korçë nuk ishin aspak të favorshme për të zhvilluar ndeshjen e kupës kundër ekipit të Vorës.

Një mundësi ishte edhe ajo që mund të luhej në Maliq, por drejtuesit dhe stafi e kanë parë si të papërshtatshëm këtë terren, pasi mund të shkaktonte dëmtime për futbollistët në një terren të tillë, kur korçarët luajnë vetëm në bar natyral. Më në fund është gjetur edhe zgjidhja përfundimtare, kështu do të jetë stadiumi në Devoll ku do të luhet kjo ndeshje. Madje, korçarët kanë punuar në këtë stadium për të ngjeshur dhe larguar aq sa mundën edhe borën e rënë, por gjithsesi mbetet për t’u parë nëse fusha do të jetë në normalitet apo jo. Por ndërkohë, është njoftuar zyrtarisht që ndeshja Skënderbeu – Vora do të luhet në Bilisht në orën 13:00.

One possibility was to play in Maliq, but the officials and staff considered this terrain unsuitable, as it could cause injuries to the players on such a field, since the Korçars only play on natural grass. Finally, the ultimate solution has been found, and the match will be held at the stadium in Devoll. In fact, the Korçars have worked in this stadium to compress and remove as much snow as they could, but it remains to be seen if the field will be in normal condition or not. Meanwhile, it has been officially announced that the Skënderbeu – Vora match will take place in Bilisht at 13:00.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page