Korçarët nuk kanë kohë të mendohen. Ndeshja e radhës vendimtare…
- Korca Boom
- Oct 31, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/stervitja-date-16-e-enjte-1.jpg
Në qoftë se fjala harresë ka vlerë, kjo për korçarët është domsodoshmëri. Por kjo nuk do të thotë se gabimet nuk duhet të korrigjohen dhe duhet të merren masa. Kjo fjalë ka vlera vetëm për anën psikologjike, pasi në çështjet e tjera ka kuptim më shumë se kurrë marrja e masave. Këto masa që duhet të merren në çdo sektor të fushës, duke filluar nga reparti i mbrojtjes, mesfushës dhe sulmit.
Por, a e ka Skënderbeu mundësinë e ndryshimit rrënjësor?! Në një farë mase themi se po, pasi kemi disa futbollistë që edhe mund të jenë gati për ndeshjen e radhës.
Një tjetër sfidë shumë vendimtare për ecurinë, një ndeshje e vështirë në transfertë, përballë një kundërshtari që ka treguar se ka vënë kandidaturën për vendin e parë. Pra, është Vllaznia ekipi që do të presë Skënderbeun.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”