Korçarët, sipas Drejtorit Teknik Ardi Gjançi, “qajnë” dy pikë të lëna
- Korca Boom
- Jan 12
- 2 min read
Një barazim dramatik të siguruar vetëm në minutat e shtesës, mundën të marrin korçarët më plot meritë, duke shmangur kështu një humbje, e cila do të kishte pasur ndikim në çdo drejtim.
Mund të thuhet se korçarët kanë pasur një rritje të dukshme në lojën e tyre dhe jo vetëm ishin të barabartë me kundërshtarin, por kishin edhe më shumë mundësi. Ata kanë guxuar dhe dominua në fushë, sidomos në pjesën e dytë të takimit. I pyetur për këtë barazim, Drejtori Teknik i korçarëve Ardi Gjançi ka deklaruar se: “Mund të themi se kemi lënë dy pikë dhe meritonim edhe fitoren, për shkak të rasteve të shumta që krijuam për gol. Por duket se njeriu gol na mungon dhe për këtë po punojmë edhe në merkato.” Në fakt, loja e korçarëve ka ndryshuar shumë pas zëvendësimeve të bëra dhe kjo për meritë të futbollistëve që u hodhën nga tekniku. Po ashtu, bënte përshtypje edhe fakti se disa futbollistë, si Paulo Estrela dhe Lukuinjas, kanë vetëm tre ditë që janë bashkuar me korçarët, por që lanë shenja shumë të mira. Skënderbeu ka pasur shumë raste në këtë takim, por Bismark, Rabiu dhe të tjerët nuk i shfrytëzuan siç duhet. Kjo, edhe për meritë të portierit Qirko të Partizanit. Gjithsesi, edhe një pikë në këtë takim është një ogur i mirë për korçarët.
Asked about the draw, the Technical Director of Korça, Ardi Gjançi, stated: “We can say that we left two points today, and we deserved the win due to the many chances we created for a goal. However, it seems that the goal scorer is missing, and for this, we are also working in the transfer market.” In fact, Korça’s game changed significantly after the substitutions made, and this was thanks to the players who were brought in by the coach. It was also striking that players such as Paulo Estrela and Lukuinjas have only been with Korça for three days but have already shown very good signs. Skënderbeu had many chances in this match, but Bismark, Rabiu, and the others did not capitalize on them as they should have. This was also due to the merit of Partizani’s goalkeeper Qirko. Nevertheless, even one point in this match is a good sign for Korça.
“KORÇA BOOM”