Korçarët studiojnë në detaje kundërshtarin…
- Korca Boom
- Oct 25, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/stervitja-e-dites-dje-1.jpg
Korçarët do të zhvillojnë stërvitjen e radhës në orën 11.00, por kjo do të jetë në fushën e stërvitijes, pasi përgatitjet janë edhe më të gjata. Kështu pas stërvitjes të gjithë do të ndjekin nga afër se si ka luajtur ekipi i Elbasanit në ndeshjen e fundit dhe më pas edhe vetë futbollistët do të kenë të qartë mënyrën e lojës dhe si do të kundërpërgjigjen.
Madje ka qënë Gvozdenoviç dhe stafi i tij që pothujse gjatë gjithë këtyre ditëve të fundit janë përqëndruar tek anët e forta dhe anët e dobëta të këtij ekipi. Nga sa është mësuar është aritur në një konkluzion që Elbasanit nuk duhet ti lësh hapësirë për të vepruar, kështu që korçarët kanë marë masa që ekipi të mos jetë shumë i shperndarë në fushën e lojës por të veprohet në grup.
Duke qënë se ka edhe sulmues që bëjnë diferencë dhe zgjidhin situatat e lojës në mënyrë individuale, korçarët kanë zgjedhur në këtë drejtim edhe strategjinë e tyre që e kanë punuar në senacat stërvitore. Pra me pak fjalë Skënderbeu poi bën “hyzmetin” maksimalisht kësaj ndeshje.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”