Korçari Dean Liço debuton pas pak ndaj ish skuadrës së tij!
- Korca Boom
- Jan 19
- 1 min read
Në orën 11:30 në Turqi zhvillohet ndeshja e kategorisë së parë Igdir-Boluspor dhe është nga ato përballje më shumë se të veçanta për mesfushorin korçar Dean Liço. Kjo për vetë faktin se pak ditë më parë Liço bëri tranferimin e tij nga Igdir te Boluspor dhe do të duhet që sot të luajë atje ku luajti një pjesë të mirë të sezonit.
Sipas informacioneve që vijnë nga Turqia, Deani do të debutojë në formacion, madje me numrin 8-të në fanelë.
Është një ndeshje vërtet me shumë emocione për mesfushorin korçar që cilësohet si një blerje me shumë vlera te Boluspor.
I urojmë suksese Deanit dhe një debutim me gol dhe me fitore për skuadrën e tij të re.
At 11:30 AM in Turkey, a first-division match between Igdir and Boluspor will take place, and it is more than just a special encounter for midfielder Dean Liço from Korça. This is because, just a few days ago, Liço made his transfer from Igdir to Boluspor, and today he will have to play against the team where he spent a significant part of the season.
According to information coming from Turkey, Dean will make his debut in the starting lineup, even wearing the number 8 on his shirt.
It is indeed a match full of emotions for the Korça midfielder, who is considered a valuable acquisition for Boluspor.
We wish Dean success and hope for a debut with goals and a victory for his new team.
“KORÇA BOOM”