top of page

Krim i rëndë në familje/ Gruaja vret burrin në gjumë me sopatë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 24, 2024
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një grua dyshohet se ka vrarë burrin e saj me sopatë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Metoq në familjen Tahiraj. Mësohet se gruaja ka goditur burrin me sopatë në kokë teksa ishte duke fjetur gjumë.

Policia ndodhet ne vendngjarje ndërsa rrethanat e ngjarjes së rëndë ende nuk dihen.

Mësohet se në familjen Tahiraj, Elvira Tahiraj 49 vjeçe ka goditur bashkëshortin e saj Llazar Tahiraj 55 vjeç me sëpatë ne kokë, duke e lënë të vdekur. Siç bën me dije policia ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti në familje mes çiftit.

POLICIA: “Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.”, njofton policia.

A serious incident has occurred in Saranda, where a woman is suspected of killing her husband with a knife.

The incident took place in the village of Metoq, in the Tahiraj family. It is reported that the woman struck her husband on the head with an axe while he was sleeping.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page