Kryetarja e bashkisë së Preshevës viziton Korçën!
- Korca Boom
- Jan 29
- 2 min read
Ka qenë kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo që ka bërë të ditur vizitën e kryetares së bashkisë së Preshevës në qytetin juglindor.
Ja fjalët e Filos:
“Kënaqësi e veçantë të mirëprisnim sot në Korçë kryetaren e bashkisë së Preshevës dhe stafin e saj.
Binjakëzimi i Preshevës me Korçën nuk është vetëm një marrëveshje institucionale por është forcimi i lidhjeve tona kombëtare dhe një mundësi e hapur bashkëpunimi në fushën e arsimit, ekonomisë e shkëmbimeve kulturore.
Është dëshmia se shqiptarët kudo janë një, me një gjuhë, një kulturë dhe një të ardhme të përbashkët.
Me kryetaren e bashkisë Ardita Sinani biseduam edhe rreth mundësive për aplikime të përbashkëta për fonde të Bashkimit Europian, si edhe për kuota të dedikuara për maturantët e Preshevës që do të zgjedhin të studiojnë në degët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë.
Ne nuk jemi të ndarë, ne jemi bashkë!”
The mayor of Korça, Sotiraq Filo, has announced the visit of the mayor of Presheva to the southeastern city.
Here are Filo’s words:
“It was a special pleasure to welcome today in Korça the mayor of Presheva and her staff. The twinning of Presheva with Korça is not just an institutional agreement but a strengthening of our national ties and an open opportunity for cooperation in the fields of education, economy, and cultural exchanges. It is proof that Albanians, wherever they are, are one, with one language, one culture, and a shared future.
With Mayor Ardita Sinani, we also discussed opportunities for joint applications for European Union funds, as well as dedicated quotas for high school graduates from Presheva who choose to study in the programs of ‘Fan S. Noli’ University in Korça.
We are not divided, we are together!”
“KORÇA BOOM”