Kupa e Shqipërisë/ Sot e nesër luhen ndeshjet e fazës 1/8
- Korca Boom
- Jan 14
- 1 min read
Të martën dhe të mërkurën, pra sot e neswr, do të luhen ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë. Kjo fazë ka rezervuar përballje interesante, duke nisur që sot në orën 13:00 me sfidat Laçi-Kukësi dhe Tirana-Bylis.
Të mërkurën do të luhen gjashtë ndeshjet e tjera. Egnatia-Kastrioti është takimi i parë në orën 13:00, ndërsa në 13:30 do të startojë ndeshja Dinamo City-Erzeni.
Katër takimet e tjera do të luhen në orën 17:00. Një nga ndeshjet më interesante është përballja e dy ekipeve të “Abissnet Superiore”, Teuta-AF Elbasani. Në ndeshjet e tjera, Vllaznia do të ketë përballë Besën e Kavajës, Partizani do të luajë me Apoloninë, ndërsa Skënderbeu me Vorën.
Ndeshjet do të jenë vendimtare pasi janë me një takim dhe luhen për një biletë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Kupa e Shqipërisë – Turi 1/8
Sot, më 14 janar 2025
Laçi-Kukësi 13:00
Tirana-Bylis 13:00
Nesër, më 15 janar 2025
Egnatia-Kastrioti 13:00
Dinamo City- Erzeni 13:30
Teuta- AF Elbasani 17:00
Vllaznia-Besa 17:00
Partizani-Apolonia 17:00
Skënderbeu-Vora 17:00
On Tuesday and Wednesday, that is, today and tomorrow, the matches of the Round of 16 in the Albanian Cup will take place. This stage has reserved interesting clashes, starting today at 13:00 with the matches Laçi vs. Kukësi and Tirana vs. Bylis.
On Wednesday, six other matches will be played. The first game, Egnatia vs. Kastrioti, will kick off at 13:00, followed by Dinamo City vs. Erzeni at 13:30.
“KORÇA BOOM”