top of page

Kupa e Shqipërisë për vajza/ Tirana siguron biletën për në gjysmëfinale, gjithçka e hapur në grupin A & B

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 2
  • 2 min read

U luajtën kete fundjavë ndeshjet e dyta të Kupës së Shqipërisë për vajza.

Apolonia mposhti Gramshin në sfidën e grupit A me rezultatin 3-0. Fieraket dominuan takimin, duke shënuar tre gola që në pjesën e parë. Gjithçka është ende e hapur në grupin A, teksa Apolonia dhe Gramshi renditen me nga tre pikë ndërsa Partizani në vendin e tretë me 0 pikë. Sfida e fundit e grupit do të luhet mes Apolonisë dhe Partizanit.

Në grupin B, Egnatia mori gjithashtu fitoren e parë në grup duke mundur Kinostudion me shifrat 4-2. Një fitore që i ngjit rrogozhinaset në vendin e parë me 3 pikë, po aq sa Kinostudio. Edhe në këtë grup gjithçka mbetet ende e hapur, teksa ndeshja e fundit do të luhet mes Egnatias dhe Laçit.

Sakaq, në grupin C, Tirana siguroi biletën për në gjysmëfinale pasi fitoi ndaj Teutës me shifrat 4-3. Ndeshja e fundit e grupit do të luhet mes Teutës dhe Lushnjës.

Në gjysmëfinale do të kalojnë tre ekipet e renditura në vendet e para të çdo grupi dhe vendi i dytë më i mirë.

The second matches of the Albanian Women’s Cup were played this past weekend.

In Group A, Apolonia defeated Gramshi with a 3-0 victory. The team from Fier dominated the match, scoring all three goals in the first half. The group remains open, as both Apolonia and Gramshi have three points each, while Partizani sits in third place with zero points. The final group match will be played between Apolonia and Partizani.

In Group B, Egnatia also secured their first victory in the group by defeating Kinostudio 4-2. This win places the team from Rrogozhinë at the top of the group with three points, the same as Kinostudio. The group remains undecided, with the final match set to be played between Egnatia and Laçi.

Meanwhile, in Group C, Tirana secured a spot in the semifinals after a 4-3 victory against Teuta. The final match of the group will be played between Teuta and Lushnja.

The semifinals will feature the three group winners along with the best second-placed team.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page