Ky Pogradec për titull/ Në qytetin e liqenit të gjithë janë në delir!
- Korca Boom
- Apr 5
- 1 min read
Pogradeci në volejboll për femra pas fitores së djeshme në kryeqytet ndaj Dinamos ka hedhur zyrtarisht kandidaturën për titullin kampion, një objektiv madhor që ka bërë që të gjithë në qytetin e liqenit të ëndërojnë.
Pogradeci e ka kaluar me sukses fazën e para “play-off”-it dhe pret tashmë fazën e fundit që është edhe më vendimtarja. Tashmë mes katër skuadrave më të mira të kampionatit kombëtar Pogradeci nuk ka frikë ta thotë që luan për trofeun.
Gjithsesi të paktën me këtë kalim në katërshen e parë kjo skuadër ka treguar se është ndrtuar për suksese dhe jo më kot ndodhet deri këtu. Edhe ky përfaqësim ideritanishëm është historik, pasi kjo skuadër asnjëherë më parë nuk e ka arritur këtë sukses kaq të madh.
Faza e fundit e “ply-off”-it është me të vërtetë e vështirë, por jo e pamundur dhe liqenoret do ta provojnë edhe një herë për të bërë ëndrën realitet.
Të gjithë në qytetit e Pogradecit tashmë janë ngritur në këmbë dhe presin me padurim një tjetër sukes të madh për të kaluar së pari në finale. Sa do ta arrihet, kjo duhet parë, por që Pogadeci është i etur për të vijuar të shkruajë histori.
Këto vajza dhe kjo skuadër meriton respekt maksimal.
Forca Pogradeci!
“KORÇA BOOM”

