top of page

LAJM I FUNDIT/ Partizani shumë i fortë për Skënderbeun!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 18
  • 3 min read

Skënderbeu-Partizani 0-3

(12-25, 18-25, 19-25)

Sapo ka përfunduar në këto momente ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” në qytetin juglindor. 0-3 për Partizanin ka qenë reuzltati përfundimtar, teksa tregoi se Skënderbeu e ka të vështirë të rivalizojë me kampionët në fuqi, në një ndeshje që është komanduar nga fillimi në fund nga miqtë kryeqytetas.

Seti i parë i ndeshjes fillon menjëherë mirë për miqtë që kryesojnë 1-5 dhe tregojnë që kanë mbërritur në juglindje për ta fituar këtë ndeshje. Më pas 3-8, 9-12, gjë që tregon se Partiznai është më mirë në të gjitha drejtimet. Madje pas këtij momenti janë të kuqtë që shënojnë 9 pikë radhazi dhe tabela shënon 9-21, ndërkohë që seti i parë mbyllet 12-25 dhe 0-1 me sete për Partizanin. Ky set zgjati 19 minuta.

Në setin e dytë janë sërish miqtë nga kryeqyeteti që e fillojë super duke kryesuar 0-5 dhe 1-9 dhe që këtu ky set duket i mbyllur. Gjithsesi Skënderbeu përpiqet që të dalë në lojën e vet dhe shifrat e mëpasme janë 4-14, apo edhe 8-16, por është e pamundur që bardhekuqtë e rrjetës të rivalizojnë. 14-19, 17-23 dhe përfundimisht 18-25 dhe 0-2 me sete për Partizanin. Seti i dytë zgjati 25 minuta.

Seti i tretë i ndeshjes me të njëjtën pamje si dy setet e tjera, ku shifrat flasin për miqtë 2-3 dhe për herë të parë në këtë ndeshje kemi barazimin 4-4. Më pas sërish 7-7 dhe këtu duket kthesa e të kuqve që menjëherë krijojnë diferencën 7-11. Skënderbeu përpiqet të ngushtojë diferencën në 12-14, por gabojnë dhe 15-20, 18-22, shifrat e mëtejshme dhe në fund të setit të tretë 19-25 dhe 0-3 për Partizanin, një set që zgjati 28 minuta.

Në këtë mënyrë Partizani fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë me rezultatin e pastër 0-3 dhe është një hap larg finales. Ndeshja e kthimit do të luhet një javë më vonë më 25 shkurt në kryeqytet dhe do të startojë në orën 18:00.

The first semifinal match of the Albanian Volleyball Cup for men has just concluded at the “Tamara Nikolla” sports hall in the southeastern city. The final score was 0-3 in favor of Partizani, showing that Skënderbeu struggled to compete against the reigning champions in a match completely dominated by the visitors from start to finish.

The first set started strongly for the visitors, who quickly took a 1-5 lead, making it clear that they had come to the southeast to win. The score then progressed to 3-8 and 9-12, indicating Partizani’s superiority in all aspects of the game. After this point, the Reds went on a 9-point scoring streak, extending the lead to 9-21. The first set ended 12-25, giving Partizani a 0-1 lead. This set lasted 19 minutes.

In the second set, the visitors once again started strong, leading 0-5 and 1-9, making it seem like the set was already decided. Skënderbeu attempted to find their rhythm, but the score moved to 4-14 and 8-16, proving their struggle to keep up. Despite a brief effort to close the gap at 14-19 and 17-23, Partizani secured the set 18-25, going 0-2 up. This set lasted 25 minutes.

The third set followed a similar pattern, with Partizani slightly ahead at 2-3. For the first time in the match, Skënderbeu managed to equalize at 4-4 and later at 7-7. However, the Reds quickly pulled away, making it 7-11. Skënderbeu tried to stay in the game at 12-14, but errors led to a further gap at 15-20 and 18-22. Eventually, the set ended 19-25, securing a 0-3 victory for Partizani. This set lasted 28 minutes.

With this result, Partizani wins the first semifinal match of the Albanian Cup with a clean 0-3 score and is now just one step away from the final. The return match will be played a week later, on February 25, in the capital, starting at 18:00.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page