top of page

LAJM I FUNDIT/ Skënderbeu me tre mungesa sot kundër Tiranës në mbrojtje

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 16
  • 1 min read

Skuadra korçare tani pret vetëm orën e ndeshjes kundër Tiranës, një takim që flet shumë për djemtë e Gjokës, kjo pasi vetëm renditja e bën këtë takim edhe më të ngarkuar në çdo drejtim.

Gjoka ka deklaruar se e ka gati ekipin e tij në këto momente, por është detyruar të mendojë më shumë për radhën që do të vendosë në mbrojtje, kjo për faktin se ka tre mungesa tashmë të deklaruara, dhe këto vijnë për shkak të dëmtimeve.

Ka dy javë që nuk janë gati Ergi Zenullari dhe Kosta Vangjeli, por tani është shtuar edhe Vaskuez, mësohet se ai ka pësuar një tërheqje muskulore nga java e kaluar dhe nuk është në gjendje të nisë këtë takim nga minuta e parë.

Ndërkohë, që edhe një titullar i padiskutueshëm deri dje, Rabiu, është ulur në stol. Kjo jo për shkak të ndonjë dëmtimi, por duke qenë se do të largohet nga korçarët, trajneri mendon për të aktivizuar sa më shumë Estrelën, i cili do të jetë një pikë për vazhdimësinë.

For two weeks, Ergi Zenullari and Kosta Vangjeli have not been available, but now Vaskuez has also been added to the list. It is reported that he suffered a muscle strain last week and will not be able to start the match from the first minute.

Meanwhile, another key player until yesterday, Rabiu, is sitting on the bench. This is not due to an injury but because he will be leaving the Korça team, and the coach plans to activate as much as possible Estrela, who will be a key player for the team’s future.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page