top of page

LAJM I FUNDIT/ Skënderbeu mposht Partizanin, një hap larg finales

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 18
  • 3 min read

Partizani-Skënderbeu 1-3

(16-25, 25-22, 19-25, 13-25)

Skënderbeu në volejboll për femra duket se nuk ka ndërmend të falë asnjë trofe këtë sezon dhe në këto momente në pallatin e sportit “Asllan Rusi” sapo ka mposhtur Partizanin me shifrat 3-1 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë të luajtur në kryeqytet dhe tashmë është një hap larg finales së Kupës, teksa është për tu luajtur edhe ndeshja e kthimit një javë më vonë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”.

Vetëm një set kanë falur vajzat e Orlando Kojës, atë të dytin, ndërkohë që setet e tjera janë komanduar nga kampionet që kanë “kafshuar” edhe Partizanin dhe finalja është shumë pranë.

Seti i parë i ndeshjes fillon mbarë për Skënderbeun që udhëheq 1-6 që në start, ndërkohë që Partizani shënon katër pikë radhazi dhe çon diferencën në 5-6. Më pas 8-12 sërish për Skënderbeun që rri gjithmonë në avantazh, ndërkohë që më tej 10-15, 14-21 dhe përfundimisht 16-25 për bardhekuqet që kryesojnë tashmë me sete 0-1. Një set që zgjati 22 minuta.

Në setin e dytë të ndeshjes fillon sërish me avantazhin 1-3 për Skënderbeu dhe barazim 4-4. Partizani për herë të parë kalon në avantazhin 7-5 dhe duket se ka rivalitet në këtë set, pasi barazimi i radhës është në pikët 11-11. 14-15 kryesojnë kampionet dhe 16-15 për Partizanin, tregojnë rivalitet në parket në këtë set. 19-16 më tej për të kuqet, për hetë të parë kryesojnë me 3 pikë difererencë. 23-19 dhe në fund 25-22, duke u barazuar tashmë setet në 1-1. Një set që ka qenë më i bukuri dhe me rivalitet duke zgjatur 27 minuta.

Seti i tretë i ndeshjes fillon me barazimin 2-2 dhe sërish kryeson Skënderbeu 4-6. Udhëheq më tej Skënderbeu 5-9, 8-15 dhe 10-17 është diferencë e damirueshme për të shkuar drejt fitores në këtë set për miket nga Korça. 13-18, 16-22 dhe përfundimisht 19-25, duke çuar tashmë setet në 1-2. Seti i tretë zgjati 25 minuta.

Seti i katërt dhe i fundit i ndeshjes fillon me avantazhin e Partizanit 2-0. Më pas është radha e Skënderbeut që lua më mirë dhe kthen rezultatin duke kryesuar në 4-7. Edhe pas pushimit sërish është Skënderbeu që nuk mbahet dhe kryeson sërish 4-10 dhe detyron te kuqet të marrin pushim. Sërish vajzat bardhekuqe ecin te qeta drejt fitores dhe kryesojnë 7-14, 9-17, 12-22 dhe përfundimisht 13-25 dhe 1-3 me sete për Skënderbeun.

Në këtë mënyrë Skënderbeu fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që takimi i ardhshëm do të luhet të martën e ardhshme më 25 shkurt në orën 17:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”.

Suksese Skënderbeut dhe finalja duket se me shumë mundësi do të jetë ajo mes Skënderbeut dhe Tiranës, pasi edhe Tirana sot fitoi 2-3 në Durrës ndaj Teutës vendase.

Skënderbeu Women’s Volleyball Team seems determined not to give up any trophies this season. They have just defeated Partizan 3-1 in the first semifinal of the Albanian Cup, held at the “Asllan Rusi” sports palace in the capital. Now, they are one step away from the final, with the return match scheduled for next week at the “Tamara Nikolla” sports palace.

Skënderbeu only lost one set, the second, while the other sets were controlled by the champions, who dominated Partizan and are now very close to the final.

The first set started well for Skënderbeu, who led 1-6 from the outset, and even though Partizan scored four consecutive points to reduce the gap to 5-6, Skënderbeu remained ahead at 8-12, 10-15, and 14-21. The set ended 16-25, with Skënderbeu leading 1-0. This set lasted 22 minutes.

In the second set, Skënderbeu once again led at 1-3, but Partizan managed to equalize at 4-4. For the first time in the match, Partizan took the lead at 7-5, and a close rivalry unfolded in this set, with several ties, including 11-11 and 14-15. Partizan eventually took a 19-16 lead, and, after some back and forth, won 25-22, leveling the match 1-1. This set was the most exciting, lasting 27 minutes.

The third set began with a tie at 2-2, but Skënderbeu quickly regained control, leading 4-6, 5-9, 8-15, and 10-17. They went on to win the set 19-25, taking a 2-1 lead in sets. This set lasted 25 minutes.

In the fourth and final set, Partizan initially led 2-0, but Skënderbeu responded strongly, taking the lead 4-7. After the timeout, Skënderbeu kept increasing their lead, reaching 4-10, forcing Partizan to take another break. The girls from Korça continued their dominant performance, leading 7-14, 9-17, 12-22, and ultimately winning 13-25, securing a 3-1 victory.

With this result, Skënderbeu has won the first semifinal of the Albanian Cup, and the return match will take place next Tuesday, February 25, at 17:00 in the “Tamara Nikolla” sports palace.

Good luck to Skënderbeu! It seems that the final will most likely be between Skënderbeu and Tirana, as Tirana also won 2-3 in Durrës against Teuta today.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page