LAJM I MADH/ Ja kush rikthehet këtë javë tek korçarët
- Korca Boom
- Dec 12, 2024
- 2 min read
Duket se edhe fati është në anën e korçarëve dhe kjo në lidhje me futbollistët që tashmë janë pjesë e organikës së korçarëve. Kështu lajmi i parë i mirë vjen nga sulmi, atje ku nga sa është parë në stërvitjen e djeshme, Ardit Nikaj është bashkuar me grupin dhe ka zhvilluar stërvitje me ngarkesë të plotë. Por edhe pse është bashkuar me grupin, nuk ka garanci të plota që do ta fillojë ndeshjen e radhës nga minuta e parë. Kjo është për t’u parë në ditet në vazhdim.
Nga ana tjetër është Elvis Prençi i cili ka disa ditë që është me ngarkesë të plotë stërvitore dhe garancitë janë maksimale që ai do të rikthehet, madje si një titullar.
U ndje shumë mungesa e këtyre dy futbollistëve, që kanë disa javë që nuk ishin me ekipin. Gjithashtu është konfirmuar se dhe ata futbollistë që ishin në rikuperim e sipër dhe nuk mund të ishin titullarë, tani janë të gjithë gati. Kështu Balaj, Nerguti, Vangjeli, Bismark nuk kanë as më të voglin shqetësim.
Ky është një ogur mjaft i mirë për Skënderbeun dhe kështu trajneri Gjoka ka mundësi dhe alternativa për përzgjedhje.
It seems that luck is also on the side of the Korçë team, particularly regarding the players who are now part of their squad. The first good news comes from the attack, where, as observed in yesterday’s training session, Ardit Nikaj has rejoined the group and participated in full-load training. However, even though he has rejoined the group, there is no complete guarantee that he will start the next match from the first minute. This remains to be seen in the coming days.
“KORÇA BOOM”