top of page

LAJM I RËNDË/ Makina përplaset me betonieren, 4 persona digjen brenda makinës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 20
  • 1 min read

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Vorë gjatë orëve të para të mëngjesit. Një automjet është përplasur me një betoniere dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 persona.

Si pasojë e përpjasjes së rëndë, makina ka shpërthyer në flakë dhe 4 personat janë djegur brenda.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse nga Kamza por nuk është shmangur dot ngjarja fatale.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page