top of page

LAJMI I FUNDIT/ Volej Femra. Skënderbeu shpartallon Teutën në Durrës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 17
  • 2 min read

Teuta-Skënderbeu 0-3

(21-25, 21-25, 14-25)

Ka përfunduar në këto momente në Durrës ndeshja e parë e këtij viti ajo mes Teutës dhe Skënderbeut, me fitoren e pastër të volejbollisteve të Skënderbeut me rezultatin 3-0, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë..

Me tre sete e kanë mbyllur vajzat e Orlando Kojës, duke mos falur në të gjtiha drejtimet dhe duke marshuar në krye të Grupit A me pikë të plota.

Ndeshja startoi në orën 16:00, teksa qysh në startin e pjesës së parë Skënderbeu kryeson 0-3, ndërkohë që më pas shifrat shkojnë 2-5. Këtu lëshon pak Skënderbeu dhe rezultati barazohet në 6-6, shifra të cilat barazohen edhe në rezultatin 8-8. Skënderbeu fillon shkëputjen në rezultatin 10-12 dhe 11-15, ndërkohë që kryesimi vazhdon 15-19, 19-22 dhe mbyllet seti i parë 21-25 në favor të Skënderbeut.

Seti i dytë sërish fillon me pikët e barabarta 1-1dhe Teuta kalon për herë të parë në avantazhin 6-5, apo edhe 7-6, por vetëm kaq, pasi janë vajzat bardhekuqe që kryesojnë 8-10, 11-14, apo edhe 16-19. Skënderbeu nuk lëshon edhe në setin e dytë sidomos në pikët e fundit dhe e mbyll këtë set 21-25.

Seti i tretë ishte edhe më i lehti i ndeshjes për Skënderbeun që kryesojnë qysh në start dhe deri në përfundim të setit, duke mos dashur të lëshojnë asnjë set. 14-25 është rezultati përfundimtar i këtij seti, duke bërë që Skënderbeu ta fitojë thellë dh eta mbyllë krejt ndeshjen 0-3 në favorin e vet. Me këtë fitore të këtyre momenteve në Durrës ndaj Teutës vendase Skënderbeu në volejboll për femra ngjitet në kuotën e 15 pikëve në krye të Grupit A në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

Suksese vajzave bardhekuqe!

The first match of the year in Durrës, between Teuta and Skënderbeu, has just concluded, with a clear victory for Skënderbeu’s volleyball players by a score of 3-0 in the match valid for the Albanian Cup.

Orlando Koja’s team closed the game in three sets, dominating in all aspects and marching to the top of Group A with full points.

The match began at 16:00, and right from the start of the first set, Skënderbeu took the lead 0-3. The score then progressed to 2-5, but Skënderbeu slightly faltered, allowing the game to tie at 6-6, and later at 8-8. Skënderbeu started to pull away with scores of 10-12 and 11-15, continuing to lead at 15-19, 19-22, and ultimately closing the first set 21-25 in Skënderbeu’s favor.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page