LAJMI I FUNDIT: Talenti i korçarëve Franko Kapllani kalon tek ekipi…
- Korca Boom
- Jan 16
- 1 min read
Nuk kanë të ndalur lajmet që vijnë nga ekipi i Devollit, pasi janë zyrtarizuar afrimet e para dhe në këtë moment vjen edhe lajmi më i fundit. Pas bisedimeve disa orëshe, është arritur edhe marrëveshja me një tjetër futbollist të talentuar dhe cilësor. Bëhet fjalë për korçarin Franko Kapllani, i cili ka kaluar tek ekipi i Devollit. Kështu, palët kanë rënë dakord të kenë një bashkëpunim mes tyre, çka do të thotë se një tjetër përforcim vjen tek devollinjtë. Kapllani, pasi ka mbyllur me mirëkuptim marrëveshjen me ekipin e Pogradecit, ku ka qenë pjesë për një vit e gjysmë, ka vendosur të kalojë tek Devolli. Nga sa mësohet, ka pasur kërkesa nga disa ekipe, edhe nga një kategori më lart, por Kapllani ka vendosur që këtë pjesë të mbetur të sezonit ta mbyllë me Devollin, kjo edhe për shkak të afërsisë.
Ka qenë projekti ambicioz i devollinjve që ka bindur Kapllanin të bashkohet me këtë ekip, ku do të vazhdojë edhe me dy futbollistë që kanë qenë bashkëshortë tek Pogradeci, Nallbatin dhe Peren. Kështu, mbrojtja e devollinjve është përforcuar me shumë futbollistë cilësorë, çka jep edhe më shumë siguri se do të jetë një ekip shumë i fortë në vazhdim të garës.
It was the ambitious project of the Devollis that convinced Kapllani to join this team, where he will continue alongside two other players who were teammates at Pogradec, Nallbati and Peren. Thus, the Devolli defense has been strengthened with many quality players, which gives even more confidence that it will be a very strong team going forward in the competition.
“KORÇA BOOM”