Legjendat e lojës së koshit të Skënderbeut
- Korca Boom
- Feb 3
- 2 min read
Dy foto ju sjellim sot, që janë bërë në distancë prej 20 vjetësh. Një foto që tregon se sporti na bashkon dhe kjo miqësi ruhet edhe sot. Janë të njëjtët personazhe që i dhanë tonin basketbollit korçar dhe atij shqiptar.
Kështu, në këtë foto është një pjesë e ekipit të Skënderbeut. Në foto, Aida Nakolli, organizatorja që shumë vjet mundi të vijë në këtë lojë, pas saj Alma Gegolli, lojtarja që luante në pozita të ndryshme, por afër koshit ishte e pandalshme me pikët që shënonte.
Më pas, arkitekti i këtij ekipi, Arjan Kostani, që ka fituar më shumë se kushdo tjetër në këtë lojë tituj dhe kupa, duke bërë diferencë nga të gjithë të tjerët në atë luftë të madhe që zhvillohej në ato ekipe, që realisht nuk janë dukur më.
Migena Plasa është e radhës, një qendër që ishte e veçantë në këtë pozicion, me shumë dinamizëm, saktësi dhe forcë.
Një foto e bërë 20 vjet më parë në Elbasan dhe më pas po kjo foto, duke qenë bashkë, tashmë më fisnikë, por nuk mund ta mohojmë se janë bërë më të vjetër, edhe pse vitet ikin, vetë kujtesa e madhe sportive i bën akoma të rinj dhe të respektuar. Ky është sporti, jetë dhe jeta është vetëm lëvizje.
Next is the architect of this team, Arjan Kostani, who has won more than anyone else in this game, collecting titles and cups, making a difference from everyone else in that intense competition, which truly hasn’t been seen again in those teams.
Migena Plasa is next, a center player who was unique in this position, with great dynamism, precision, and strength.
One photo taken 20 years ago in Elbasan and then this same photo, together again, now more dignified. But we cannot deny that they’ve grown older, even though years pass, the great sports memories still make them feel young and respected. This is the sport, life, and life is movement.
“KORÇA BOOM”