Liqenorët “humbasin” sulmuesin para ndeshjes me Apoloninë
- Feb 8, 2025
- 2 min read
Liqenorët “humbasin” sulmuesin para ndeshjes me Apoloninë!
Liqenorët do të luajnë sor kundër Apolonisë në një ndeshje transfertë, por duket se në këtë takim liqenorët nuk do të kenë në fushë sulmuesin e tyre, Mateo Panadiç. Kroati Panadiç ka bërë vetë një deklaratë, ku thotë: “Në këtë skuadër kanë ndodhur shumë ndryshime, unë nuk jam më pjesë e këtij ekipi dhe në vazhdim do të shikoj se ku do të jetë e ardhmja ime”.
Panadiç nuk jep arsyet për këtë largim, ndoshta sepse nuk ka qenë në planet e trajnerit Mema. Kujtojmë se me trajnerin Nikaj, ai ishte aktivizuar si titullar në dhjetë ndeshje dhe ka shënuar tre gola, duke qenë një pikë e fortë për skuadrën, por jo aq efikas në shënimin e golave.
Nga ana tjetër, është vetëm klubi liqenor që ka deklaruar dhe pohuar këtë fakt, por pa zbuluar arsyet. Fjalët e tyre janë se kontrata është prishur me konsensus.
Një largim i paralajmëruar, pasi edhe në ndeshjen e fundit ndaj Korabit, futbollisti nuk ishte as në pankinë. Më sa duket, marrëdhëniet kanë kohë që janë ftohur dhe sulmuesi e ka parashikuar një zhvillim të tillë.
Panadiç does not give reasons for his departure, perhaps because he was not in coach Mema’s plans. It is worth remembering that under coach Nikaj, he was used as a starter in ten matches, scoring three goals, becoming a strong point for the team, though not very effective in terms of goal-scoring.
On the other hand, it is only the Liqenorët club that has confirmed this fact without revealing the reasons. Their statement was that the contract was terminated by mutual consent.
A departure that seemed to have been predicted, as even in the last match against Korabi, the player was not even on the bench. It seems that the relationship has been cold for some time, and the striker had anticipated this development.
“KORÇA BOOM”















