top of page

Liqenorët jo vetëm për pikët, por edhe për forcën ndaj Vorës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 30
  • 1 min read

Sot në orën 14:00 në fushën e vet ekipin e Vorës, ekipin kryesues të kategorisë së parë, që tashmë mund të thuhet se është në Superligë. Por liqenorët kanë lojërat e tyre dhe pak shohin çfarë ka bërë kundërshtari. Ata janë në garë për të pretenduar një vend në fazën e play-off-it, por akoma llogaritë nuk janë të mbyllura.


Kanë qenë drejtuesit e klubit pogradecar që kanë njoftuar dhe njëkohësisht kanë ftuar tifozët e vet të jenë në mbështetje të ekipit të tyre në këtë takim. Në fakt, tifozeria liqenore, edhe për të marrë shembuj për numrin e madh të të pranishmëve, ka qenë gjithmonë e pranishme në ndeshje të tilla.


Për më shumë, ekipi i Pogradecit në këtë ndeshje vjen pas një fitoreje të madhe ndaj ekipit të Flamurtarit dhe tani dëshiron të vazhdojë në këtë ritëm, jo vetëm për tre pikët, por edhe për të treguar se sa forcë kanë realisht dhe sa shumë pretendojnë për të qenë në Superligë.

Po ashtu, renditja është e rëndësishme pasi Pogradeci momentalisht është në vendin e pestë me 40 pikë dhe ndiqet nga Lushnja, e cila është në vendin e gjashtë me tre pikë më pak. Megjithatë, në këto kushte, Pogradeci ka siguruar fazën për më tej, por kërkon të mbetet në këtë pozicion për të mundur më pas ekipin e Burrelit, kjo sipas formulës.



 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page