top of page

Liqenorët marrin një pikë transferte ndaj Apolonisë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 8
  • 1 min read

Apolonia dhe Pogradeci janë ndarë në një barazim pa gola mes tyre. Një takim që ka qenë mjaft i luftuar nga të dy ekipet, edhe pse rastet nuk u kanë munguar, askush nuk ka mundur të tundë rrjetat e kundërshtarit. Ajo që e bëri edhe më të vështirë këtë ndeshje ishte fakti se liqenorët, që pas minutës së 43-të, kanë luajtur me një futbollist më pak, kjo pasi Vokrri është ndëshkuar me karton të kuq.

Kështu, në këto kushte, djemtë e Memës më shumë kanë menduar të mos dalin pa pikë, duke qenë shumë të kujdesshëm në repartin e mbrojtjes dhe, më pas, disa herë me anë të Beckës kanë dalë në kundërsulme, ku kanë rrezikuar.

Kështu, me këto momente, Pogradeci qëndron në vendin e pestë me 31 pikë dhe ndiqet nga Lushnja dhe Kastrioti, që kanë nga një pikë më pak.

Apolonia and Pogradec ended in a goalless draw. It was a very hard-fought match by both teams, although chances were not lacking, neither side managed to find the back of the net. However, what made the match even more difficult was the fact that the Pogradeci team after the 43rd minute, played with one player less, as Vokrri was shown a red card.

In these conditions, Memas’ men focused more on not leaving without a point, being very careful in defense and, later on, several times through Becka, they launched counter-attacks that posed a threat. With these points, Pogradec remains in 5th place with 31 points, followed by Lushnja and Kastrioti, both having one point less.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page