Liqenorët presin Besën, kapiteni Zguro shprehet se …
- Korca Boom
- Mar 15
- 1 min read
“Pogradeci është një nga ato ekipe që përballë çdo kundërshtari është shumë dinjitoz dhe di të prodhojë jo vetëm lojë, por edhe rezultate kur bëhet fjalë për ndeshje dhe kundërshtarë të këtij niveli. Ne do të jemi në fushë vetëm për fitore, pasi deri në fund shpresojmë për një pozicion edhe më lart në tabelë, por kjo do të arrihet edhe përballë ekipeve që janë për momentin më lart se ne. Nuk kam parasysh vetëm këtë ndeshje, por edhe të tjerat.” – deklaron kapiteni Vangjel Zguro.
Pogradecaret, edhe pse janë tashmë deri diku të shpalosur nga ekipet e kreut, kjo nuk do të thotë se kanë hequr dorë nga lotka sportive. Kjo duket qartë edhe nga fjalët e kapitenit Vangjel Zguro, ku liqenorët janë një ekip shumë serioz dhe kanë ngritje në lojën e tyre, pavarësisht faktit se në ndeshjet e transfertës kanë edhe pikë të dobëta, por që shpesh herë kanë rënë pre e vendimeve të gjykimit dhe atë e kanë deklaruar me forcë.
Kundërshtari para ekipit të Besës është në vendin e tretë dhe liqenorët janë në të gjashtin, duke ndarë me pikë të barabarta me vendin e pestë. Ata kërkojnë pozita më lart, pasi edhe vetë forma aktuale i favorizon kur je më lart në renditje, por liqenorët nuk kanë frikë nga asnjë kundërshtar.
“KORÇA BOOM”