top of page

Liqenorët të pakënaqur me barazimin, trajneri Mema tregon arsyet…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 22
  • 2 min read

“Jam i pakënaqur me këtë barazim ndaj Flamurtarit, pasi kishim mundësi që, duke qenë edhe me një futbollist më shumë, të kishim mposhtur kundërshtarin. Por jemi një ekip ende i pakonsoliduar, pasi kemi shumë futbollistë të rinj të afruar nga merkato dhe ata kërkojnë kohë për t’u përshtatur”, ishin fjalët e trajnerit Ardian Mema pas ndeshjes së zhvilluar kundër Flamurtarit.

Në këtë takim u pa qartë se liqenorët ishin më të mirë në lojë, kishin qartësi në qarkullimin e topit, por nuk ishin të saktë në përfundimet përpara portës. Madje kanë pasur raste të mira për gol, por nuk ishin të saktë, madje ishin edhe para portës së vetme, por as Panfici dhe as Shkullaku nuk u treguan të saktë, kjo edhe për faktin se portieri Kaloshi ishte në një ditë shumë të mirë.

Megjithatë, liqenorët duket se nuk kanë hequr dorë nga merkato, gjë që e konfirmon trajneri Mema: “Ne jemi në bisedime edhe me dy futbollistë për t’i afruar në ekip, por nuk mund të bëj publike emrat pasi duhet të sigurohemi për dokumentacionin e plotë të tyre.”

In this game, it was clear that the Lakeside team played better. They were more organized in ball circulation, but they lacked efficiency in front of goal. They had good chances to score but were not accurate. They were even in front of an open goal at times, but neither Panfici nor Shkullaku could finish. This was partly because the opposing goalkeeper, Kaloshi, had an excellent game.

However, the Lakeside team seems to have not given up on the transfer market, something coach Mema confirmed: “We are in talks with two more players to bring them into the team, but I cannot disclose their names yet, as we need to finalize their paperwork first.”

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page