top of page

“Lironi Berishën dhe deputetin Salianji”/ Protesta e opozitës para Parlamentit Europian. Policia rrethon zonën

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 23, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/464128710_10234550784132139_5330820584273896569_n.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/464152611_10234550784412146_7018506924488022767_n.jpg

Nis protesta e opozitës para Parlamentit Europian, ku kërkojnë lirimin e kryetarit të Partisë Demokratike dhe të Ervin Salianjit, i cili ndodhet në burgun e Fierit.

Ndërkohë policia belge ka marrë masa duke rrethuar zonën.

Demokratët udhëtuan një ditë më parë drejt Strasburgut për të bindur Parlamentin Europian se në Shqipëri po shkelen të drejtat e opozitës dhe po cenohet demokracia përmes arrestimeve politike,

Agjenda e demokratëve është e ndarë në dy pjesë; një grup deputetesh do tubohet me mbështetës nga diaspora më pankarta në duar në mënyrë simbolike jashtë dyerve të PE, ndërsa grupi i dytë i ligjvënësve do të lobojë tek zyrtarë të lartë europianë për t’i ndërgjegjësuar mbi situatën politike në Shqipëri, raporton Top Channel.

Takimet nisën ditën e djeshme ku deputet të grupit parlamentar të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike si Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, u takuan me eurodeputetët Sandro Gozi dhe Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësues të grupit parlamentar “Renew Europe”.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page