top of page

Mësuese Anxhelën po e humbasim…THIRRJE URGJENTE PËR NDIHMË!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 8, 2024
  • 2 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/462476554_945467630934810_6477353916763728468_n.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/3-27.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/2-32.jpg

Mësuese Anxhelën po e humbasim…

THIRRJE URGJENTE PËR NDIHMË – KËRKESË KRYEMINISTRIT, MINISTRES SË SHËNDETËSISË, MINISTRES SË ARSIMIT, KRYETARIT TË BASHKISË KORÇË

Mësuese Anxhelën në qytet e njohin të gjithë, jo për shkak të hallit që i “ka rënë për pjesë”, më tepër sesa gruan e buzëqeshur, të fortë, heroinë, e cila prej vitesh punon si edukatore në shkollën speciale të qytetit me fëmijët e spektrit autik dhe sindromën down

Para disa muajsh, heroina e heshtur e Korçës u diagnostikua me limfomë jo Hodgkin me qeliza T, një sëmundje e rrallë, kancer por i shërueshmëm

Disa kohë më parë nëpërmjet ndihmës së qytetarëve korçare dhe jo vetëm, nëpërmjet whydonate mundi të mbledhë 10 mijë euro për kurimin e saj, por gjithë këto shpenzime shkuan në “Shën Lukasi” në Selanik për trajtimet e përmuajshme, aty ku sot ka borxh rreth 13 mijë euro

Si te mos mjaftonte borxhi, ajo ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme në palcën kurrizore (nuk di detajet shëndetësore), e cila kushton rreth 50.000 euro.

E ndiej të bëj thirrje kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Z.Edi Rama, ministres së shëndetësisë Albana Koçiu, ministres së arsimit Ogerta Manastrliu dhe kryebashkiakut të Korçës Sotiraq Filo, për krijimin e mekanizmave dhe mundësisë për të siguruar fondet e duhura, komunikimin e duhur me spitalin grek shtetëror PapaNikolao për të mbajtur në jetë nënën e një fëmije 10 vjeçar, gruan që kujdesej për fëmijët me nevoja të veçanta, e cila sot është e shtrirë në shtratin e shtëpisë së saj, e teksa unë bisedoja me Dafinën, të ëmën që nuk ngrinte kokën nga hallet, burrin trim Aurelin që derdhte lot për shëndetin e gruas, pashë shpresë në sytë e tyre të mbushura me lot

Mos e lini profesoren të na ikë!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

bottom of page